Bota

Bosnja e Hercegovina merr zyrtarisht statusin e vendit kandidat drejt BE-së

Bosnja dhe Hercegovina ka marrë zyrtarisht statusin e kandidatit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, raportoi mediumi “sarajevotimes”.

Ky vendim u mor të enjten nga krerët e qeverive të BE-së, pasi më 13 dhjetor Komisioni Evropian u dakordua për rekomandim.

Zyrtarët e Komisionit thanë se Bosnja dhe Hercegovina duhet t’i përmbushë kushtet e vendosura më parë nga Bashkimi Evropian. Në mesin e 14 prioriteteve, Bosnjës i është kërkuar reforma kushtetuese.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Bosnja dhe Hercegovina ishte në pritje të këtij statusi nga shkurti i 2016-s, kur kishte aplikuar.

Kosova dorëzoi zyrtarisht të enjten aplikimin drejt Bashkimit Evropian. Kryeministri Albin Kurti, ia dorëzoi aplikimin Çekisë, që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së.

“Kemi ardhur në Pragë për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit, duke dorëzuar aplikimin për anëtarësim”, u shpreh Kurti.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *