Lajme

Borxhi i sigurimeve shoqërore, rreth 17.7 miliardë lekë detyrime, rrezik për skemën e pensioneve

Thellohet borxhi i sigurimeve shoqërore, duke rrezikuar që shumë nga ata që punojnë sot të mos marrin pension kur të arrijnë moshën. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëjnë të ditur se stoku për sigurimet e papaguara shoqërore arriti në fund të vitit 2021 në rreth 17.7 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me mbi 700 milionë lekë kundrejt një viti më parë.

Lexo më shumë  ​Akademi për demonstratat e ’81-shit, Kurti: Shqiptarët në Jugosllavi ishin të shtypur

Ndërsa që prej vitit 2018, borxhi ndaj sigurimeve është zgjeruar me rreth 3.9 miliardë lekë ose 28.8 për qind.

Në kushtet e mospagesës së sigurimeve buxheti i shtetit duhet të subvencionojë skemën e pensioneve për të kryer pagesat për përfituesit aktualë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se gjatë vitit 2021 për financimin e skemës publike të pensioneve u dhanë nga buxheti 53 miliardë lekë, ose 5% më shumë se një vit më parë.

Përveç keqmenaxhimit, borxhet e krijuara nga mospagesa e sigurimeve shoqërore tregojnë edhe për vështirësitë që po has biznesi dhe jo vetëm. Sipas të dhënave zyrtare, 94 për qind e këtyre detyrimeve i takojnë sektorit privat dhe kryesisht kompanive të mëdha, ndërsa 6% të borxhit e zotërojnë entet publike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *