KryesoreLajme

Borxhi i ekonomisë shqiptare 106.5% e PBB-së, e dyta pas Malit të Zi në Rajon

Borxhet në ekonominë shqiptare arritën në 106.5% të PBB-së në vitin 2020, nga të cilat 77.6% përllogariten si borxh publik dhe 28.9 për qind si borxh privat i jashtëm, sipas të dhenave të Bankës Botërore në raportin e pranverës për vendet e rajonit të Europës Qendrore dhe Lindore (ECA).

Në Ballkanin Perëndimor Shqipëria u rendit e dyta pas Malit të Zi për borxhet totale në ekonomi.

Mali i Zi kryeson rajonin si me borxhin publik dhe atë privat. Në vitin 2020 detyrimet publike arritën në 107.2% të PBB-së, ndërsa detyrimet private 92.6% të PBB-së.

Në anën tjetër Kosova dhe Bosnja renditen si vendet me detyrimet e ulëta në ekonomi me 42 dhe 76% të PBB-së secila.

Duke vlerësuar ecurinë e borxhit publik dhe atij privat, në Shqipëri, qeveria ka krijuar detyrime të larta në krahasim me homologët e tyre në Rajon, ndërsa privatet në Shqipëri dhe Kosovë kanë nivelin më të ulët të detyrimeve krahasuar me qytetarët e tjera në Ballkanin Perëndimor.

Banka Botërore vë në dukje se, përbërja e borxhit në rajonin ECA ka ndryshuar gjatë dekadës së fundit, duke rritur dobësitë ndaj stresit të tregut financiar.

Lexo më shumë  Pas kritikave të saj për editorialin me Vuçiqin, Edi Rama i hakmerret Donika Gërvallës

Shqipëria përveçse se ka rritur borxhin total në përqindje të PBB-së, ka shtuar edhe ekspozimin ndaj borxhit të jashtëm nëpërmjet rritjes së financimit me Eurobond. Struktura e mbajtësve të borxhit është përkeqësuar më tej dekadën e fundit. Në krizën financiare të vitit 2008, borxhi i jashtëm i vendit dominohej nga marrëveshjet dypalëshe, që krijonin mundësi rinegocimi. Ndërsa me emetimin e eurobondit borxhi i a jashtëm është me kushtet e tregut dhe i ekspozuar ndaj ndryshimit të normave të interesit.

Sakaq tregjet financiare janë vënë nën stres nga lufta në Ukrainë dhe janë shtuar rreziqet për rifinancimin e borxhit. Shqipëria është vulnerabil ndaj shtrëngimit të menjëhershëm të kushteve të financimit të jashtëm.

Çdo shtrëngim i mëtejshëm i kushteve të financimit e bën shërbimin e borxhit publik më të kushtueshëm dhe mund të paraqesë sfida të qëndrueshmërisë fiskale. Në janar -mars 2022 nga buxheti u shpenzuan më shumë se 11 miliardë lekë për shlyerjen e interesave të borxhit pa llogaritur principalin, me një rritje vjetore 20 për qind.

Rritja e shpenzimeve për interesat po shtyhet nga nivelet e larta të borxhit publik të vendit që në vitin 2021 arriti në 78.1 % të PBB-së. Stoku në vlerë i borxhit arriti në 1,38 triliardë lekë me një rritje 1,5 miliardë lekë (1.3 miliardë euro) në raport me vitin 2020. Ky është zgjerimi vjetor më i lartë i ndërmarrë nga qeveritë shqiptare ndër vite.

Lexo më shumë  Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Në raport me PBB rritjen më të madhe e pati borxhi i jashtëm, i cili në fund të vitit 2021 arriti në 38.4% të PBB-së nga 35.8 % që ishte në fund të vitit 2020. Në raport me periudhën para pandemike borxhi i jashtëm u rrit me 8 pikë përqindje. Vlera e tij u rrit kryesisht nëpërmjet emetimeve të njëpasnjëshme të Eurobondeve me 2020 dhe 2021.

Rritje ka pësuar edhe borxhi i brendshëm, por në raporte me të buta. Më 2021 niveli i tij arriti në 39.6 për qind të PBB-së me zgjerim 0.2 pike % të PBB-së në raport më vitin 2020, ndërsa në raport me para pandemisë borxhi i brendshëm shënoi rritje me 4.3 pikë % të PBB-së. /Revista Monitor/

Burimi: Banka Botërore

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *