Lajme

Borxhi, çdo individ ka sot 4100 euro hua, 65% më shumë se në 2013

Në vitin e nëntë në pushtet, Partia Socialiste vazhdon të përdorë si mjet krahasimi për arritjet e veta, vitin 2013. I tillë është edhe ky kapërcim i Taulant Ballës, kur bie fjala për buxhetin.

“Shifrat janë kokëforta, dy herë më i madh se sa në vitin 2013, buxheti i vitit 2022”, deklaroi kreu i grupit të PS në Parlament.

Të ardhurat në buxhetin e vitin 2013, kur qeveria ‘Berisha’ la pushtetin ishin 2.9 miliardë euro dhe gradualisht ato janë rritur pas çdo viti.

Lexo më shumë  Nis zbatimi i skemës së zhvatjes: Rriten me 30 % çmimet e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Por, sapo mori mandatin e tretë, qeveria shpall nevojën për të marrë borxh në treg të huaj. Kërkesa është për 700 milionë euro.

Kjo nevojë lind, teksa borxhi publik ka arritur në nivelin 80% të PBB ose 11.6 miliardë euro. Në vitin 2013, stoku i borxhit ishte 7.2 miliardë euro.

E thënë ndryshe, një individi sot i është rritur ndjeshëm barra e borxhit që nga viti 2013. Një familje mesatare prej katër personash sot mbart 16,464 euro borxh, nga 9,976 që kishte 9 vjet më parë.

Lexo më shumë  Qeveria miraton programin për reforma në ekonomi 2025-2027

Edhe deficiti ka dalë jashtë pritshmërie, me vlera të dyfishuara nga viti 2013. Diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve sot është sa 5.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto./euronews/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *