Borrellit i reagon për anshmëri edhe ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi
Ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vlahoviq, ka reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, lidhur me ngjarjet e djeshme në veri të Kosovës.
“Duke lexuar këtë tweet dhe komentet, nuk mund t’i shmangem përshtypjes se qëndrimi i BE-së bazohet në paragjykime dhe informata të gabuara – dhe jo në raporte të sakta lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës. (Reagimet e NATO-s janë shumë ndryshe). Kjo nuk është mirë për BE-në, edhe më keq për Ballkanin”, ka shkruar në Twetter Vlahoviq, i cili ka shërbyer edhe si ambasador i Malit të Zi në SHBA dhe Vatikan.
Reagimi i Borrellit të mërkurën ndaj aksionit të Policisë së Kosovës për kontrabandë në veri është parë si i njëanshëm.
Ai ndër të tjera në Twitter ka thënë se “incidentet në veri duhet të ndalen menjëherë”.
Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit të Kosovës, i është përgjigjur për reagimin e tij lidhur me situatën e tensionuar në veri. Teksa Borrelli kërkoi të mos ketë veprime të njëanshme e të pakoordinuara, Dalipi ka thënë se luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë tipike e një shteti sovran.
“Ju lutem kritikoni shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtetërore që kryejnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja nuk ka të bëjë me operacionet ditore të Policisë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.
Rruga Press