Lajme

Borrelli mesazh Vuçiqit: Pozicioni neutral sot është koncept i rremë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, tha se mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai u shpreh se Komisioni Evropian ka ngritur disa herë këtë çështje dhe ka bërë me dije se kriteret për liberalizimin e vizave janë përmbushur.

Shefi i diplomacisë evropiane u shpreh se është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se mund të ketë një takim tjetër, që para fillimit të verës, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Duhet të krijojmë besim midis palëve,të sjellim atmosferë të mirë në takime. Shpresojmë se do të jemi në gjendje që para verës të mbajmë një tjetër takim mes kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë”, tha ai.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Ai foli edhe për situatën e krijuar nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë.

“Serbia është një nga vendet që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe duhet ta bëjë sa më parë këtë. Ne presim që kandidatët për anëtarësim në BE t’i bashkohen politikës së jashtme të BE-së”, u shpreh ai.

Sipas shefit të diplomacisë evropiane, pozicioni neutral sot është një koncept i rremë, sepse zbehen dallimet mes atij që sulmon dhe atij që sulmohet.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

“Edhe Bosnja-Hercegovina dhe Kosova i janë bashkuar kësaj nisme (politikave të jashtme të BE-së në lidhje me pushtumin rus). Kosova madje nuk ka pasur pse ta bëjë këtë, sepse disa vende evropiane nuk e kanë njohur atë. Ne kemi çuar mesazh te partnerët strategjik të Ballkanit Perëndimor që të jenë më shumë strategjik. Dua ta bëjë të qartë që duhet të nisim negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Unë shpresoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt. Këto dy vende i kanë përmbushur të gjitha kriteret, dhe kjo vonesë po na dëmton të gjithëve”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *