Lajme

Borrell vizitë në Ballkanin Perëndimor më 13-16 mars

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë / Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, do të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë më 13-16 mars.

Vizita do të riafirmojë përkushtimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin, duke pasur parasysh edhe luftën ruse kundër Ukrainës dhe ndikimin e saj në sigurinë e Evropës në tërësi.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Përfaqësuesi i Lartë do të udhëtojë të martën për në Tiranë, Shqipëri, ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama. Takimi i tyre do të pasohet nga një komunikim me shtypin në orën 11:00.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të shohë punimet restauruese që vijojnë tek mozaiku i Muzeut.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *