Borrell mirëpret hapat Qeverisë së Kosovës: Çështjet e hapura të adresohen në dialog
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka mirëpritur vendimin e Kosovës për të shtyrë implementimin e reciprocitetit me Serbinë deri më 1 shtator, ndërsa ka bërë thirrje që gjitha barrikadat të hiqen.
“Çështjet e hapura duhet të adresohen nëpërmjet dialogut dhe të përqendrohemi në një marrëveshje të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë që është esenciale për rrugën e tyre drejt BE-së”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Qeveria e Kosovës ka vendosur të shtyjë implementimin e vendimit për letërnjoftime dhe targa deri më 1 shtator me kusht që të hiqen barrikadat në veri.
Rruga Press