KryesoreLajme

Borrell: Kurti refuzoi Asociacionin, insistoi në njohje de facto

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, ka thënë se në takimin e të enjtes në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai ka propozuar propozim për kompromis se si do të zbatohet marrëveshja për normalizim.

Ai ka thënë se ka ofruar që palët të nisin paralelisht zbatimin e kërkesave.

Borrelli ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar së pari njohje de facto nga Serbia, ndërsa Vuçiqi ka kërkuar themelimin e Asociacionit.

“Ne kemi propozuar të zbatohen këto paralelisht, të sigurohet që të marrë diçka e të japë diçka. BE-ja dhe komuniteti i gjerë ndërkombëtarë, përfshirë partnerët amerikanë, e shohin këtë si rrugë të vetme për të funksionuar zbatimi. Dyja duhet të kenë garanci se veprimet shpërblehen, me masa nga pala tjetër. Sot, jam munduar me Kurtin e Vuçiqin të gjej rrugën para, duke u bazuar në propozimin tonë. Për fat të keq, pas takimit të gjatë, Kurti nuk ishte i gatshëm që të ecët para, të fillojë një proces kredibil për themelimin e Asociacionit. Ai insistoi të formalizohet njohja de facto si hap i parë”, ka thënë Borrelli.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Borrell: Dorëheqjet e kryetarëve në veri, rruga më e mirë

Ai ka thënë se ndonëse Kosova ka bërë hapa para drejt deeskalimit, të cilat i mirëpret, “nuk ka plotësuar gjitha kushtet”. Borrell ka thënë se BE-ja vlerëson se rruga e dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës, është më e shpejta për zgjedhjet e reja në veri dhe më e mira.

“BE-ja e sheh dorëheqjen e kryetarëve që janë zgjedhur nga vetëm 3 për qind e popullatës, si rruga më e shpejtë e më e mirë që të mundësohen zgjedhjet e reja. Procedura tjetër për të kërkuar largimin nëpërmjet peticionit është tepër e gjatë dhe e pasigurt. Serbët e Kosovës po ashtu duhet të tregojnë konstruktivitet e të angazhohen pa kushte në procesin elektoral. Duhet të marrin pjesë në zgjedhje. E mirëpres garancinë që mora nga presidenti Vuçiqi në këtë. Nëse nuk ka përparim në zgjedhje, rreziku i eskalimeve të reja do të vazhdojë”, ka thënë Borrell.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Borrelli ka thënë se duhet të merren hapa menjëherë nga dyja palët për të mos pasur eskalime tjera në veri.

Borrelli ka shtuar se do të njoftojë shtetet anëtare të BE-së për rezultatin e takimit dhe do të vendoset për hapa të mëtutjeshme.

Rruga Press

YouTube player