Lajme

Borrell: E mirëpres angazhimin e Kosovës

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka mirëpritur angazhimin e Kosovës për dakordimin e arritur mes bllokut evropian dhe Kosovës për hapat e parë drejt shtensionimit në veri të Kosovës.

“Ne presim që Kosova të ndërmarrë hapa të tjerë pozitivë dhe të vazhdojë përparimin në këtë drejtim”, shkroi Borrell në Twitter, duke shtuar se do të vazhdojë puna me palët në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Më 10 korrik, Kosova dhe BE-ja arritën pajtim për hapat e parë drejt shtensionimit. Megjithatë, ato u bën publike një ditë më pas.

YouTube player