Boris Jonhson: Mosveprimi ose mosreagimi perëndimor do të kishte pasoja të paimagjinueshme
Kryeministri Britanik ka folur këtë pasdite me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Sipas Downing Street, ai i përshkroi skenat e mëngjesit të sotëm si “aktin më të tmerrshëm të agresionit në jetën e tij politike”, transmeton Rruga Press.
Ai tha se aleatët perëndimorë duhet të jenë “plotësisht të bashkuar” për t’u siguruar që Vladimir Putin dot të dështojë dhe do të jetë i izoluar politikisht dhe ekonomikisht.
Lexo më shumë Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
Boris Johnson përshëndeti vendimin e Gjermanisë këtë javë për të pezulluar tubacionin e planifikuar Nord Stream 2, i cili sillte gaz nga Rusia në Gjermani.
Ai tha se aleatët duhet të sjellin “sanksionet më të forta të mundshme”, duke nënvizuar se “mosveprimi ose mosreagimi i perëndimit do të kishte pasoja të paimagjinueshme”.
Rruga Press