Bota

Boris Johnson Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s? A do ishte dakord Macroni?

Pasi dha dorëheqjen si kryeministër i Britanisë, emri i Boris Johnson përflitet se mund të jetë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, teksa mandati i Jens Stoltenberg përfundon vitin e ardhshëm.

Lajmi është konfirmuar për The Telegraph nga figura të larta të Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar. Së bashku me disa deputetë ukrainas ata po negociojnë që ish-kryeministri britanik të marrë udhëheqjen e NATO-s vitin e ardhshëm.

Ndër figurat që po lakojnë emrin e Johnson është edhe ish-ministri i Brexit, David Jones, i cili e quan këtë “një ide brilante”.

Lexo më shumë  Zelensky akuzon kryeministrin sllovak se ka zgjedhur Rusinë në vend të Perëndimit për furnizimet me gaz

“Boris ka qenë në ballë të nismës perëndimore kundër Putinit. Boris, ishte ai që shkoi në Suedi dhe në Finlandë dhe i bëri thirrje liderëve të të dy shteteve të aplikonin për anëtarësim në NATO”, tha ai.

Kjo do të ishte hera e katërt që britanikët marrin përsipër këtë rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, por zërat kritikë mendojnë se në këtë iniciativë, Boris Johnson me shumë mundësi mund të haset me veton e Francës.

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili preferoi të mbetej anonim, tha për “The Telegraph”, se ka një probabilitet të lartë që Emmanuel Macron të mos e votojë këtë propozim.

Lexo më shumë  Deputeti gjerman Roth: Vuçiqi është një autoritar, i cili flirton me nacionalistët ekstremistë dhe diktatorët

“E vërteta është se NATO-ja funksionon në bazë të konsensusit. Çdo shtet mund të vendosë veto-n. Vërtetë mendoni se Macron do ta emërojë Johnson si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s? Kjo do të ishte një sfidë në vete për çdo kandidat britanik, dhe pikë. Atij do t’i duhej mbështetja e SHBA-së dhe po-ja e Francës”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *