Johnson paralajmëron se pushtimi i Rusisë në Ukrainë do të ishte “biznes i dhimbshëm, i dhunshëm dhe i përgjakshëm”
Kryeministri paralajmëron Kremlinin për “Çeçeninë e re”
Nga Adam Forrest – The Independent
Boris Johnson ka paralajmëruar presidentin rus Vladimir Putin se pushtimi i Ukrainës do të çonte në një “Bloody Business” .
Kryeministri tha se informacionet e intelegjencës rreth situatës ishin “të zymtë” por lufta nuk është e pashmangshme – duke i kërkuar Rusisë të tërhiqej nga një “hap katastrofik”.
Duke folur me gazetarët ndërsa Ministria e Jashtme tërhoqi disa persona nga stafi i ambasadës britanike në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev , Johnson tha: “Ne mendojmë se është e udhës të bëjmë disa ndryshime tani”.
Kryeministri tha: “Informacionet janë shumë të qarta se ka 60 grupe luftarake ruse në kufijtë e Ukrainës, ku plani është për një luftë të rrufeshme që mund t’a nxjerrë Kievin në pah, që mund ta shohin të gjithë.
Johnson shtoi: “Ne duhet t’ia bëjmë shumë të qartë Kremlinit, Rusisë, se ky do të ishte një hap katastrofik”.
Kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar ishte “në krye” sa i përket paketës së sanksioneve ekonomike të Perëndimit kundër Rusisë nëse kjo e fundit do të pushtonte Ukrainën dhe tha se ai kishte biseduar me aleatët të hënën.
“Ne duhet ta përçojmë mesazhin se pushtimi i Ukrainës, nga perspektiva ruse, do të sillte deri te një “biznes të dhimbshëm, të dhunshëm dhe të përgjakshëm,” paralajmëroi Johnson.
“Është shumë e rëndësishme që njerëzit në Rusi të kuptojnë se kjo mund të jetë një Çeçeni e re”.
Një pjesë e stafit të ambasadës britanike dhe vartësit e tyre po tërhiqen nga Kievi si pasojë e kërcënimit rus në rritje ndaj Ukrainës.
Zyra e Jashtme e konfirmoi masën pasi SHBA urdhëroi familjet e të gjithë personelit amerikan në Ambasadën e SHBA-së të largoheshin nga vendi për shkak të rrezikut të një pushtimi.
Forcat ruse janë grumbulluar në kufirin me Ukrainën dhe aktiviteti intensiv diplomatik nuk ka arritur të lehtësojë tensionet.
Johnson tha: “Kam qenë disa herë në Ukrainë, i njoh pak njerëzit e atij vendi. Gjykimi im është se ata do të luftojnë. Dhe në të vërtetë, kjo nuk është mënyra se si duhet të shkojë bota. Shpresoj që këtë ta kuptojnë në Kremlin.”
“Por, është detyra e Mbretërisë së Bashkuar që të sigurohet se miqtë dhe partnerët tanë në mbarë botën, veçanërisht në Evropë, ta kuptojnë këtë dhe ne të përgatisim një paketë mjaft të ashpër sanksionesh.”
©Rruga Press