Bota

Boris Johnson nuk do të izolohet pas kontaktit me një të infektuar me Covid-19

Një anëtar i ekipit të Boris Johnson, i cili shoqëroi kryeministrin gjatë udhëtimit në Skoci ka rezultuar pozitiv me Covid, por Johnson njoftoi se nuk do të izolohet.

Një burim për The Guardian u shpreh se Johnson dhe shoqëruesi i tij fluturuan në të njëjtin avion të vogël në Glasgow dhe Aberdeen. Personi pasi doli pozitiv, u izolua në Skoci – dhe të gjithë personat në kontakt me të u këshilluan të izoloheshin.

Lexo më shumë  Evropa do të krijojë një komision ndërkombëtar për dëmet e luftës në Ukrainë

Downing Street nuk njoftoi nëse Johnson ishte testuar për Covid pas identifikimit të një kontakti me Covid-19.

Johnson para disa javësh doli nga izolimi pasi ra në kontakt të ngushtë me një ministër të kabinetit i cili rezultoi pozitiv për virusin – sekretari i shëndetësisë, Sajid Javid./exit/

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Starmer: 2.8 miliardë eurot e ngrira të Abramovichit do të shkojnë për ndihmë në Ukrainë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *