Bota

Boris Johnson flet rusisht: Rusët meritojnë të dinë të vërtetën

Kryeministri britanik Boris Johnson zgjodhi një mënyrë mjaft të veçantë për të sensibilizuar qytetarët rusë për ngjarjet në Ukrainë.

Ai iu drejtua me një video-mesazh, duke i folur në gjuhën e tyre, e tyre nënvizuar aty se rusët meritojnë ta njohin të vërtetën. Historia, tha ai, do t`i kujtojë ata që hodhën vështrimin nga ana tjetër.

“Populli rus duhet të dijë të vërtetën, ju meritoni t’i njihni faktet. Mizoritë e kryera nga trupat ruse përfshijnë civilë të qëlluar për vdekje me duart e lidhura pas shpine, gra të përdhunuara në sytë e fëmijëve të tyre, trupa të djegur, të hedhur në varrë masive apo thjesht të lënë duke u dergjur nëpër rrugë“, tha ai.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, rrëfeu kësisoj masakrën në qytetin e Buchas dhe u bëri thirrje qytetarëve rusë që të informohen për realitetin dhe të zbulojë të vërtetën rreth pushtimit të Ukrainës e ofensivës brutale të Vladimir Putinit në Ukrainë.

Ai tha se nuk beson se presidenti Putin vepron në emrin e tyre. Ai shtoi se vrasjet e Buchas “nuk janë shumë larg gjenocidit” dhe theksoi se Britania e Madhe do të vendosë më shumë sanksione ndaj regjimit të Putinit.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *