Boris Johnson flet me Zelenskyn: Mbështetja e palëkundshme ndaj Ukrainës, kushdo qoftë kryeministri i ri
Kryeministri i dorëhequr, Boris Johnson në një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Britania e Madhe nuk do të lëkundet nga mbështetja ndaj Kievit pavarësisht se kush do të jetë kreu i ri i qeverisë angleze.
Sipas zëdhënësit të Downing Street kryeministri “theksoi vendosmërinë e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur popullin ukrainas dhe tha se vendosmëria nuk do të lëkundet, pavarësisht se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar”.
Presidenti Zelensky falënderoi kryeministrin për mbështetjen e tij të vendosur për Ukrainën dhe për fjalët e tij të mira në fjalimin e tij të fundit në parlament. Kryeministri përshkroi hapat e fundit që Britania e Madhe ka ndërmarrë për të forcuar rezistencën e Ukrainës, duke përfshirë trajnimin e mijëra trupave ukrainase në Mbretërinë e Bashkuar.
Rruga Press