Lajme

Borell do të jetë personalisht në takimin me Kurtin e Vuçiqin, konfirmon ftesat për 18 gusht

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka njoftuar se ka ftuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për një takim më 18 gusht në Bruksel.

Në këtë takim, ndërmjetësues do të jetë vetë Borrell.

“Kam ftuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka shkruar Borrell.

Lexo më shumë  Filmi ku luan shqiptarja Luana Bajrami merr Oscar

Ndryshe, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se edhe institucionet e BE-së, por edhe shtetet anëtare, po vëzhgojnë “me shqetësim” ngjarjet në Kosovë.

“Çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që kërcënon stabilitetin dhe rrezikon lirinë e lëvizjes duhet të ndërpritet”, tha Stano.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *