Borë në qarkun e Korçës, rruga në Dardhë e kalueshme me zinxhirë
Gjatë natës në qarkun e Korçës janë shënuar reshje të pakta bore në lartësinë + 1200 metra ku termometri ka shënuar – 1 gradë.
Mësohet se nuk ka pasur probleme në qarkullim pasi janë bërë kontrolle dhe kriposje të pjesës së rrugëve në zonat malore si Dardhë, qafë Qarri dhe Voskopojë.
Ndërkohë mëngjesin e kësaj të diele qarkullimi në segmentin km 7 dhe km 13.6 në Dardhë është i kalueshëm vetëm me goma dimërore dhe me zinxhirë.
Ndërkohë vijon puna për normalizimin e gjendjes së rrugëve dhe pranisë së borës.