Lajme

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, shtrenjtohet gazi, ulen disi nafta dhe benzina

Bordi i Ramës vendosi të ulë disi çmimin e naftës, benzinës dhe gazit për periudhën 29 mars  – 31 mars. Sipas këtij vendimi, një litër naftë me pakicë do të shitet 237 lekë nga 245 që ka qenë deri më tani, kurse një liter benzinë do të shitet me 211 lekë. Ndërkohë, një litër gaz do të shitet me 116 lekë.

Lexo më shumë  Kadeti i FSK-së diplomon në Akademinë e Mbrojtjes kroate

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë  29 mars, ndërkohë që  mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e enjte, datë 31.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare”, njofton bordi.

Kjo është një ulje e lehtë në çmimet e karburanteve për këto dy ditë, ndërkohë që çmimi në bursa i naftës është ulur me mbi 8%.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *