Bota

Bombarduesit turq fluturojnë mbi ishujt grekë, situata “pranë shpërthimit”!

“Po na provokojnë”; mediat greke raportuan me shqetësim njoftimet se dy F16-ta turq kanë fluturuar mbi ishullin grek Agathonisi, dhe kjo nuk ishte shkelja e vetme.

Gazeta Protothema thotë se dy bombardues të tjerë kanë kaluar më pas mbi ishujt Antropofagoi dhe Makronisi në lartësinë 28.000 metër. Një javë më parë, shtypi në vendin fqinj pretendonte se ka pasur 13 shkelje të hapësirës ajrore greke, e për këtë citonte burime te mbrojtjes.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Shkrimet specifikonin se ka pasur 12 avionë F16 që kanë fluturuar mbi arkipelag, një 3 CN-235, një helicopter, e një dron. Në njërin prej rasteve raportohet që të ketë pasur dhe rrezik për incident me një avion grek. Sipas shtabit kombëtar grek të mbrojtjes, avionët turq janë identifikuar e interceptuar sipas rregullave ndërkombëtare.

Ka kohë që Turqia është në mosmarrëveshje me dy vendet anëtare të BE-së, Greqinë dhe Qipron, për të drejtën e kërkimeve të gazit në Mesdhe. Vitin e kaluar tensionet u përshkallëzuan aq shumë, saqë Athina dhe Ankaraja dërguan luftanije në rajon. Por, pas presionit të BE-së, të dyja vendet u përfshinë në bisedime dhe raportet erdhen duke u qetësuar.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *