Bota

Bombardimi i spitalit të fëmijëve në Ukrainë, Johnson: Putini i ligë, do mbajë përgjegjësi

Kryeministri britanik Boris Johnson ka reaguar pas bombardimit të një spitali të maternitetit në qytetin Mariupol nga forcat ruse.

A ka diçka më të ligë sesa të sulmosh të dobëtit dhe të pambrojturit”, ka shkruar Johnson në Twitter krahas lajmit për shkatërrimin e spitalit.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar po shikon për më shumë mbështetje për Ukrainën për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore teksa shtoi se “do të mbajmë Putinin përgjegjës për krimet e tij të tmerrshme”.

Lexo më shumë  Izraeli beson se ka vrarë tre zyrtarë iranianë, përfshirë edhe ministrin e Mbrojtjes

Për sulmin në spital ka shkruar edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili iu drejtua botës, duke thënë se është bërë “bashkëpunëtore që injoron terrorin”.

Ai tha se ka njerëz nën rrënojat e spitalit, përfshirë edhe fëmijë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Arabia Saudite thotë se ka "zmbrapsur" dronët që përpiqeshin të godisnin një ndër objektet më të mëdha të rafinimit dhe eksportit të naftës në botë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *