Bota

Bombardime të reja në centralin bërthamor të Zaporizhzhias, alarmohet OKB-ja

Granatime të reja në centralin bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës janë raportuar të enjten, me Ukrainën dhe Rusinë që fajësojnë sërish njëra-tjetrën për sulmin.

Secila palë tha se kishte gjithsej 10 goditje në zyrën administrative të uzinës dhe stacionin e zjarrfikësve, raportoi BBC të enjten.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, paralajmëroi se luftimet mund të “çojnë në katastrofë” në centralin më të madh bërthamor të Evropës, të pushtuar nga Rusia në fillim të marsit.

Lexo më shumë  NATO thotë se komploti për vrasje kundër drejtorit ekzekutiv të Rheinmetall, ishte pjesë e një fushate sabotazhi

Ndërkohë, Ukraina paralajmëroi se Rusia mund të provokojë aksidentin më të keq bërthamor në botë.

Të mërkurën, ministrat e jashtëm nga grupi i G7-s thanë se Rusia duhet t’ia kthejë menjëherë Kievit kontrollin e centralit.

Objekti dhe zona përreth centralit në Ukrainën qendrore-lindore panë bombardime javën e kaluar, ku Rusia dhe Ukraina gjithashtu akuzuan njëra-tjetrën për atë sulm.

Ukraina thotë se Rusia e ka kthyer vendin në një bazë ushtarake, duke nisur sulmet nga atje, duke e ditur se forcat ukrainase nuk kanë gjasa të hakmerren. Moska e mohon pretendimin.

Lexo më shumë  Rutte thirrje anëtareve të NATO-s: Kaloni shpenzimet ushtarake mbi 2%

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *