Bota

Bombardime ruse pranë Polonisë, rikthehet furnizimi me ujë në Kiev

Vijon të jetë tepër e paqëndrueshme situata e sigurisë në rajone të ndryshme të Ukrainës, ndonëse prej javësh luftimet me Rusinë janë përqendruar në lindje të vendit.

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e së martës në Lviv, vetëm 15 km larg kufirit me Poloninë, i cili më pas la një re të madhe tymi.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se avionët rusë goditën një bazë ushtarake në Lviv, ku mendohet se kishte armatim perëndimor, në ndihmë të ushtrisë vendase.

Ende nuk ka të dhëna nëse ka pasur fatalitete nga ky sulm i rusëve, të cilat në këtë rajon të Ukrainës kanë qenë shumë të pakta që nga nisja e ofensivës.

Ndërkohë, që ndonëse me frikë, jeta po i rikthehet dalëngadalë normalitetit në kryeqytetin e Kievit.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Autoritetet lokale bëjnë me dije se tashmë është rikthyer furnizimi me ujë të pijshëm në të gjitha rajonet e Kievit. Vetëm disa shtëpi në Hostomel, kanë ende probleme me ujin, por kjo si pasojë e mungesës së energjisë dhe jo dëmtimit të linjave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *