Boksieri ri ukrainas me ëndërra olimpike vdes në frontin me Rusinë, qindra atletë të rekrutuar janë shuhar nga lufta
Më shumë se 400 atletë e sportistë të Ukrainës janë vrarë që prej nisjes së luftës, pas rekrutimeve masive për të mbushur radhët e ushtrisë në frontin e lindjes.
Maksym Halinichev kishte fituar medalje të argjendtë në olimpiadën e Buenos Aires në një ndeshje të përshkruar si “mes dy luftëtarëve më të mirë që kërkonin lavdi.”
Halinichev kishte në plan të mundte sfiduesin e radhës dhe më pas t’i mësonte bijës së tij gjërat kryesore të sportit, në mënyrë që ajo të dinte të mbronte veten.
Halinchev përmendte ambicjet e tij në një intervistë me federatën vendase të boksit në dhjetor 2021, teksa trupat ruse po grumbulloheshin në kufirin pranë Ukrainës.
“Frika në dyluftim mund të ndikojë në mënyra të ndryshme, disa njerëz paralizohen prej saj, ndërsa të tjerë sikur çlirohen. Por nëse e kontrollon mendjen e trupin si duhet, frika largohet”, thoshte i sportisti i ri.
Por Halinichev nuk do të jetë në gjendje të japë mësimet e tij pasi u rekrutua në front dhe u vra në mars 2023 në moshën 22 vjeçare, ashtu si dhe rreth 400 sportistë të tjerë ukrainas që janë shuar që prej nisjes së luftës dhe rekrutimeve masive.
Si një prej talenteve më të mirë të Ukrainës, Halinichev mund të ishte ndaluar të shkonte në front por disa duhet të mbrojnë nderin e vendit në fushëbetejë dhe të tjerë nuk kanë mundësi t’i shmangen rekrutimit.
Rruga Press