Blushi: Rama ka përjashtuar 40% të popullatës nga fondet buxhetore, goditje e rëndë për fshatin e fermerin
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh se Rama ka përjashtuar 40% të popullatës nga fondet buxhetore.
Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi:
Partia e Lirisë denoncon përjashtimin e plotë dhe në shkallë ekstreme të 40% të popullatës shqiptare që jeton në fshat që pothuajse nuk do të përfitojë asgjë nga fondet buxhetore të vitit të ardhshëm.
Sepse për bujqësinë me të cilën mbahen 40 përqind e popullatës, ky buxhet diskriminues për fermerët parashikon gjithsej 70 mln euro drejtpërdrejt ose përafërsisht 0,28% të PBB.
Nuk ka një vend të dytë në rajon dhe në kontinent që shumëzon me zero bujqësinë, degën kryesore të ekonomisë në vend, që zë gati një të pestën e ekonomisë kombëtare dhe kontribuon me rreth 35% në punësim vetëm po ulet dhe po tkurret në mënyrë të pandalshme.
➡️ Dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe kur Qeveria në Shqipëri jep dhjetëra herë më pak subvencione se sa në Kosovë.
➡️ Rritja e kostove të lëndëve të para kultivimi i produkteve bujqësore hasi në vështirësi vitin e kaluar kryesisht nga rritja e kostove të lëndëve të para.
➡️ Çmimet e inputeve bujqësore që u rritën nga 50 në 100 për qind kanë bërë që sipërfaqet e mbjella në sera të reduktoheshin.
Rënie të dukshme po pëson sektori i blegtorisë, që është nën-sektori i madh në Bujqësi.
➡️ Shpopullimi i popullsisë në zonat rurale është shkak kryesor për rënien e numrit të bagëtive.
➡️ Fermat e vogla blegtorale me 1 deri në tre krerë po zhduken me shpejtësi, jo vetëm nga pakësimi i popullsisë, por edhe nga plakja e saj.
Rritja ekonomike në bujqësi mbetet negative në tremujorin e tretë tevitit 2024 me minus 2,54%.
Shqipëria po shpopullohet sepse ndonëse 400 mijë qytetarë punojnë në bujqësi, ky sektor jep mbi 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
E sikur të mos mjaftonte kjo Buxheti i Shtetit jep për bujqësinë një mbështetje të papërfillshme, pa llogaritur këtu që jemi i vetmi vend i rajonit që fondet e IPARD janë bllokuar për shkak të korrupsionit dhe tjetërsimit të tyre te bizneset e lidhura me inceneratorët apo qeveritarët.
Shtesë 1.5 miliard lekë për subvencione për Bujqësinë dhe fermerët, si përgjigje për dramën që po përjeton fshati dhe fermeri shqiptar.
BUJQËSIA
Përballë kësaj Qeverie që prioritet ka vetëm plehrat, Partia e Lirisë vjen me një program konkret, me 5 Prioritete për 4 milion shqiptarë plus, që në fokus kanë qytetarin, mirëqenien e tij, ndalimin e shpopullimit dramatik, arsimin dhe investimin në kapitalin njerëzor, zhvillimin ekonomik dhe begatinë e vendit përmes një Shqipërie fuqi eksportuese.
Bujqësia dhe blegtoria është një nga 5 Prioritetet tona kryesore.
Ne angazhohemi për mbështetje direkte përmes pagesave direkte dhe për mbështeje direkte përmes masave konkrete.
Partia e Lirisë do të mbështesë bujqësinë me 30 miliard lekë çdo vit dhe me indeksim progresiv në vitet në vazhdim.
Mbështetja e blegtorisë me pagesa direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të 4-fishuar numrin e krerëve, shpendëve dhe prodhimin vendas.
Pagesë grant e menjëhershme prej 10 mijë euro për çdo biznes të ri bujqësor familjar të krijuar dhe përjashtim të tij nga taksat e tatimet për 5 vite.
Rruga Press