Bloomberg: Komisioni Evropian mund t’i hap Ukrainës dritën jeshile për statusin e kandidatit në BE
Javën e ardhshme Komisioni Evropian mund t’i hap Ukrainës dritën jeshile për statusin e kandidatit në BE.
Kështu raporton Bloomberg, i cili citon burime të afërta me dosjen sipas të cilave rekomandimi që do të përmbajë miratimin e ekzekutivit evropian do të arrijë në tryezën e kolegjit të komisionerëve javën e ardhshme.
Megjithatë, drita jeshile do të lidhet me disa kushte për sundimin e ligjit dhe legjislacionin kundër korrupsionit në Ukrainë.
Nëse Komisioni e miraton rekomandimin, opinioni i tij pozitiv për kandidaturën ukrainase do të arrijë në samitin evropian në fund të qershorit.
Rruga Press