Lajme

Blogere, misse, artiste paguhen si këshilltare të kryebashkiakut Veliaj, ja kush ju bashkua para zgjedhjeve

Listës së gjatë të këshilltarëve të kryetarëve të bashkisë së Tiranës i është shtuar edhe një tjetër në muajin prill. Kostot që përballohen nga taksat e shqiptarëve u shtuan pikërisht në fushatën elektorale. Ndërkaq personazhet që marrin rrogë të lartë për këshilla në pjesën më dërrmuese janë artistë apo blogerë.

Kryetari i bashkisë së Tiranës është i njohur për makiazhin që i bën çdo aktiviteti, madje duke kërkuar nga mediat të transmetojnë vetëm lajmet e kuruara prej stafit të tij dhe pa lejuar që gazetarët të ndjekin aktivitetin apo kronika të tjera.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

E në fakt dhe shpenzimet për këshilltarët e tij i ka drejtuar te kjo fushë.

Sipas pagave të dala tashmë në publik, në muajin prill, kur dhe u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, Lali i kryeqytetit ka shtuar batalionin e këshilltarëve edhe me një këngëtare, duke përfshirë në staf dhe këngëtaren e njohur Eneida Tarifaj.

Në këtë mënyrë fondit për pagat e dhënësve të mendimit janë shtuar me 1 milionë lekë, ose e thënë ndryshe mbi 200 mijë euro në vit.

Sipas të dhënave bashkia e Tiranës paguan për ti dhënë mendim Veliajt një ish-basketbollist, një piktor, dy gazetarë, tre artistë, një këngëtare, një këshilltar që ka studiuar për filma, një mjek, një analist filmash dhe një arkitekt.

Por po ashtu edhe një shkrimtare, paguhet për këshilla për Erion Veliajn.

Por po ashtu bëhet fjalë dhe për një ish-miss të njohur, por dhe një avokate.

Kjo e fundit e njohur dikur si zyrtare e partisë së Spartak Ngjelës por eshe për fotot provokuese të dala në rrjetet sociale.

Fond të konsiderueshem jepet dhe për këshilltarin e natës. Në listëpagesat që qarkullojnë lirshëm përmes whatsappit janë dhe 5 këshilltarë që bashkia i paguan nga Ujësjellësi, duke e bërë institucionin që shpenzon më shumë për këshilla pas Kuvendit./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *