Lajme

Bllokohet qarkullimi në Peshkopi, shoferët lëvizin pa zinxhirë kaos në rrugë, VIDEO

 Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme të mëdha me qarkullimin e mjeteve në qytetin e Peshkopisë, ku duket se shoferëve u ka ardhur e papritur kjo gjë, pasi nuk kishin marrë asnjë masë për automjetet e tyre për të qarkulluar.

Disa prej automjeteve që përdorin akset kryesore të qytetit, por jo vetëm, janë bllokuar njëri pas tjetrit, duke shkaktuar kaos në qarkullim. Disa prej tyre shihen teksa xhirojnë gomat në vend, por dëbora dhe ngricat e bëjnë të pamundur që të lëvizin.

Lexo më shumë  Takimi me Plenkovic, Kurti: Diskutuam për sigurinë në rajon dhe thellimin e bashkëpunimit në arsim e mbrojtje
YouTube player

Moti i keq ka përfshirë prej mbrëmjes së djeshme gjithë Qarkun e Dibrës, ndërsa sot qyteti dhe rrethinat e Peshkopisë janë zgjuar të mbuluar nga dëbora, që ka arritur në disa centimetra.

Rruga Press

YouTube player