Bota

Bllokimi i qiejve të Evropës, avionit nga Moska i zgjat fluturimi 9 orë për në Zvicër

Sanksionet kundër Rusisë që përfshijnë edhe bllokimin e hapësirave ajrore vazhdojnë t’i detyrojnë  avionët të marrin rrugë të gjata për të jmbërritur në destinacion.

Të mërkurën, një avion i qeverisë ruse fluturoi nëntë orë midis Moskës dhe Bazelit, Zvicër, një udhëtim që zgjat rreth tre orë pa kufizime të hapësirës ajrore, sipas një postimi në Twitter nga faqja e internetit e gjurmimit të fluturimeve Flightradar24.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Avioni Ilyushin Il-96-300 i ndërtuar nga Rusia, i cili përdoret për të fluturuar zyrtarë qeveritarë dhe president, sipas gazetës zvicerane të lajmeve BZ, u ngrit nga Moska në orën 10:27 të mëngjesit dhe u ul në Bazel në orën 18:39 lokale.

Avioni fluturoi mbi Rusi, Gjeorgji dhe Turqi përpara se të shkonte në jug mbi Detin Mesdhe, duke shmangur hapësirën ajrore të Evropës Lindore. Avioni më pas fluturoi përgjatë bregut afrikan përpara se të udhëtonte në veri nëpër Tunizi dhe më në fund të përshkonte Francën dhe Zvicrën.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *