BotaKryesore

Blinkeni pas vendimit të Putinit: Do të marrim hapa adekuatë me partnerët tanë

Presidenti rus Vladimir Putin njohu të hënën si të pavarura dy rajone separatiste në Ukrainën lindore, duke përshkallëzuar një krizë që Perëndimi druhet se do të shkaktojë një luftë madhore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se do të merren hapa konkret pas këtij vendimi të Kremlinit.

“Njohja nga Kremlini e të ashtuquajturave “Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk” si të “pavarura” kërkon përgjigje të shpejtë dhe të vendosur, dhe ne do të ndërmarrim hapat adekuatë në koordinim më partnerët tanë”, tha ai nëpërmjet Twitter.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Sonte, në një fjalim të gjatë televiziv, Putini e përshkroi Ukrainën si një pjesë integrale të historisë së Rusisë dhe tha se Ukraina lindore ishte tokë e lashtë ruse dhe se ai kishte besim se populli rus do ta mbështeste vendimin e tij.

Putini njoftoi në biseda telefonike për vendimin e tij udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës, të cilët shprehën zhgënjimin e tyre, sipas Kremlinit. Më pas Presidenti rus u shfaq në televizionin shtetëror duke nënshkruar dekretin për njohjen e pavarësisë së rajoneve.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *