Blinken: Ukraina mund ta fitojë luftën kundër Rusisë
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se është i bindur se Ukraina mund ta fitojë luftën me Rusinë, në një intervistë për BBC.
Ai vlerësoi “rezistencën e jashtëzakonshme” të popullit ukrainas.
“Nëse është qëllimi i Moskës që të përpiqet ta rrëzojë qeverinë dhe të instalojë regjimin e saj kukull, 45 milionë ukrainasit do ta refuzojnë këtë në një mënyrë ose tjetrën”, ka thënë Blinken.
Lufta nuk ka shkuar si ka planifikuar presidenti rus Vladimir Putin, shtoi ai.
Rezistenca e fortë nga forcat ukrainase vazhdojnë të pengojnë avancimin rus rreth vendit.
I pyetur nëse ishte i bindur se Ukraina mund të fitojë, ai u përgjigj: “Me kalimin e kohës, patjetër”.
Rruga Press