Bota

Blinken siguron vendet baltike: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Së bashku me Estoninë, të cilën Blinken do ta vizitojë të martën, ish-republikat sovjetike janë anëtarë të NATO-s dhe administrata Biden po synon të qetësojë çdo frikë që ata kanë për sigurinë e tyre në rast se Rusia zgjedh të zgjerojë operacionet e saj ushtarake.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka siguruar Lituaninë dhe Letoninë për mbrojtjen e NATO-s dhe mbështetjen amerikane teksa ai bëri vizita në dy nga tre shtetet baltike që janë gjithnjë e më në rrezik ndërsa Rusia po ecën përpara me pushtimin e saj të Ukrainës.

Lexo më shumë  Hakerët rusë shënjestrojnë ministrat në të gjithë botën përmes WhatsAppit

Sipas Guardian, së bashku me Estoninë, të cilën Blinken do ta vizitojë të martën, ish-republikat sovjetike janë anëtarë të NATO-s dhe administrata Biden po synon të qetësojë çdo frikë që ata kanë për sigurinë e tyre në rast se Rusia zgjedh të zgjerojë operacionet e saj ushtarake.

Në kryeqytetin e Letonisë, Riga, Blinken tha se vendet baltike “kanë formuar një mur demokratik që tani qëndron kundër valës së autokracisë” që Rusia po shtyn në Evropë.

Shtetet e Bashkuara janë më të përkushtuara se kurrë për të qëndruar me ju ndërsa demokracitë tona përballen me sfidën. Ne po forcojmë mbrojtjen tonë të përbashkët në mënyrë që ne dhe aleatët tanë të jemi të përgatitur,” tha Blinken.

Lexo më shumë  Shpërthime në Kiev, droni rus rrëzohet pranë pallatit presidencial gjatë vizitës së kryeministrit britanik

Ai theksoi se angazhimi i SHBA-së ndaj paktit të mbrojtjes reciproke të NATO-s është “i shenjtë” dhe se NATO dhe Shtetet e Bashkuara po diskutonin bazimin e përhershëm të trupave në Baltik.

Ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s nëse sulmohet. Askush nuk duhet të dyshojë në gatishmërinë tonë. Askush nuk duhet të dyshojë në vendosmërinë tonë.”-përfundoi Blinken.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *