Bota

Blinken qorton Kinën për mbështetjen e agresionit rus kundër Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken qortoi mbështetjen që Kina i ka ofruar Rusisë, pavarësisht agrersionit rus në Ukrainë.

Të shtunën, Blinken zhvilloi takim me Ministrin e Jashtëm të Kinës, Wang Yi në Bali të Indonezisë, ku diskutuan për rreth 5 orë, shkruan CNN.

“Ne dëgjuam se shumica e vendeve dënojnë agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Ajo që dëgjoni nga Pekini është se ai pretendon të jetë neutral. Unë do të filloja me propozimin se është shumë e vështirë të jesh neutral kur bëhet fjalë për këtë agresion”, u shpreh Blinken në një konferencë për shtyp pas takimit të Ministrave të Jashtëm të G20-ës.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Sipas Blinken, ka një agresor të qartë dhe Kina nuk mund të qëndrojë neutrale dhe të pretendojë sikur nuk po ndodh asgjë.

Ndër të tjera, Blinken ka deklaruar se bllokimi i eksportet të grurit ukrainas mund të ketë ndikuar në trazirat që kanë përfshirë Sri Lankën.

Blinken përsëriti thirrjet ndaj Rusisë që të lejojë që rreth 20 milionë tonë drithë të largohen nga Ukraina.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *