BotaKryesore

Blinken paralajmëron Putinin nga Brukseli: NATO nuk synon konflikt, por është i gatshëm…!

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar të premten në Bruksel para takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s se ndonëse aleanca nuk “synon konflikt” është “e gatshme” për këtë dhe do të mbrojë territoret e vendeve anëtare, teksa Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën.

Deklaratat e tij kanë ardhur pasi aleatët e NATO-s kanë thënë se janë të bashkuar kundër agresionit rus, mirëpo nuk kanë gatishmëri për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainë.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar këtë mbyllje, në mënyrë që të shmangin sulmet ajrore të Rusisë.

Gjuha diplomatike dhe sanksionet financiare të Perëndimit janë ashpërsuar teksa rritet numri i viktimave civile dhe refugjatëve nga pushtimi që ka mbushur një javë.

“Aleanca jonë është mbrojtëse. Ne nuk duam konflikt”, ka thënë Blinkeni.

“Mirëpo nëse konflikti vjen te ne, ne jemi të gatshëm për të dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *