Bota

Blinken: Nëse Putini dëshiron, lufta mund të përfundojë nesër

Sekretari Antony Blinken e quajti të mundshëm dialogun midis Rusisë dhe Ukrainës për përfundimin e armiqësive, nëse Moska është ‘serioze’.

“Nëse ka një qëndrim serioz nga ana e Rusisë, atëherë dialogu është gjithmonë i mundur“, tha ai në një intervistë për kanalin televiziv France 2.

Ai vuri në dukje se Volodymyr Zelensky po kërkon një zgjidhje diplomatike.
“Presidenti Zelensky ka propozuar planin e tij për një zgjidhje paqësore.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Gjithçka varet nga Putini. Ka një rrugëdalje nga konflikti në Ukrainë, por kjo varet tërësisht nga vendimet e marra në Moskë, nga vendimet e presidentit Putin”, shtoi diplomati amerikan.

Sipas Blinkenit, konflikti në Ukrainë mund të përfundojë nesër, nëse Putini i jep fund asaj që filloi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *