Blinken: Lufta në Ukrainë u dërgon mesazh agresorëve kudo
Pushtimi rus i Ukrainës dhe mbështetja që i ka shkuar Kievit nga shtetet në botë dërgon një mesazh të fuqishëm për “agresorët që mund të jenë kudo”, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë një takimi në kuadër të samitit të G20.
“Një pjesë e arsyes pse shtetet jashtë Evropës janë të fokusuara në këtë dhe po mbështesin Ukrainën dhe përballen me sfidën është sepse ata e dinë se mund t’i ndikojë”.
“Nëse e lejojmë, pa e ndëshkuar, Rusinë të bëjë atë që po bën në Ukrainë, atëherë ky është mesazh për agresorët që mund të jenë kudo se ata mund t’ia hedhin paq me këtë”, ka thënë Blinken, raportoi CNN.
Blinkeni shtoi se sfidat me të cilat përballen njerëzit në botë nuk mund të tejkalohen nga vetëm një shtet që vepron vetëm.
Edhe pse nuk specifikoi ndonjë nga “agresorët që mund të jenë kudo”, ai ka thënë se shtetet e fuqishme po punojnë për të ngritur gatishmërinë.
Rruga Press