Bota

Blinken kritikoi Izraelin: Ata thonë se duan të mbrojnë civilët, por në terren është një histori tjetër

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në kritikën e tij më të ashpër publike për luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gazën jugore, tha se kishte një hendek midis synimeve të deklaruara të qeverisë për të mbrojtur civilët dhe numrit të viktimave.

Duke folur pas një takimi me ministrin e Jashtëm britanik, David Cameron, ai deklaroi se Izraeli duhet ta ketë prioritet mbrojtjen e civilëve.

“Ndërsa qëndrojmë këtu pothuajse një javë pas kësaj fushate në jug, mbetet e domosdoshme që Izraeli t’i japë përparësi mbrojtjes së civilëve”, tha Blinken dhe shtoi se “ka ende një hendek midis synimit për të mbrojtur civilët dhe rezultateve aktuale që shohim në terren”.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Blinken tha se SHBA-ja dëshiron që Izraeli të sigurojë që palestinezët të dinë se kur dhe ku mund të shkojnë drejt vendeve të sigurta dhe “të bëjnë të qarta periudhat se kur mund të lëvizin nga një vend në tjetrin”.

Ai tha gjithashtu se zonat jashtë zonës së konfliktit “duhet të mbeten të tilla”, raporton skynews.

“Kjo është diçka për të cilën po flasim me izraelitët rregullisht, duke përfshirë edhe sot”, tha diplomati amerikan, ndërsa pranoi se Izraeli po has në “vështirësi të mëdha” në çrrënjosjen e militantëve të Hamasit në Gaza.

Lordi Cameron bëri thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve në Gaza, duke thënë se nuk ka “asnjë justifikim” që ata të mbaheshin prej Hamasit.

Izraeli ka nisur një kundërsulm ndaj Hamasit pasi ky i fundit kreu një sulm terrorist më 7 tetor në territoret izraelite.

Rruga Press

YouTube player