Bota

Blinken i përgjigjet Putinit: Sjellim 7 mijë ushtarë të tjerë dhe super avionët F-35

NATO po shikon mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm të pranisë së saj në Evropën Lindore baza të përhershme, tha të hënën Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken sipas CNN.

“Ne po vazhdojmë ta bëjmë këtë tani duke përfshirë vendosjen e forcave shtesë, duke përfshirë forcat amerikane këtu në Lituani, gjuajtësit F-35, pajisje të tjera të avanacuara ushtarake, të cilat të gjitha janë duke u vendosur këtu (dhe) të dislokuara në shtetet e tjera në Balltik”, tha Blinken në një konferencë shtypi në kryeqytetin lituanez Vilnius.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Duke folur së bashku me Ministrin e Jashtëm të Lituanisë Garbrielius Landsbergis, Blinken vazhdoi: “Në të njëjtën kohë, ne po rishikojmë qasjen tonë të mbrojtjes vazhdimisht brenda NATO-s, duke përfshirë shqyrtimin e çështjeve të zgjerimit të dislokimit të forcave, duke shqyrtuar çështjet e bazave të përhershme.

“E gjithë kjo është po shqyrtohet dhe ne jemi të angazhuar me aleatët e NATO-s për ta bërë këtë.”

Ai përsëriti angazhimin e SHBA-së dhe aleatëve ndaj nenit 5 të NATO-s, i cili konsideron se një sulm ndaj një vendi është një sulm ndaj të gjithëve.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Nëse ka ndonjë agresion diku, në territorin e NATO-s, në vendet e NATO-s, ne Shtetet e Bashkuara, të gjithë aleatët dhe partnerët tanë do të ndërmarrim veprime për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Është aq e qartë dhe e drejtpërdrejtë sa kjo”, tha ai duke shtuar dërgimin e 7,000 forcave të tjera amerikane në Evropë dhe ripozicionimin e të tjerëve “për të forcuar krahun lindor të NATO-s”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *