Bota

Blinken: Avionët F-16 do të fluturojnë këtë verë mbi Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i ShBA-së, Antony Blinken tha sot se dërgimi i sistemeve të mbrojtjes në Ukrainë, si sistemi Patriot dhe të tjerë, është vendimtar për mbrojtjen e infrastrukturës dhe popullit ukrainas, si dhe forcave të tyre.

“Çelësi është zhbllokimi i investimeve ekonomike në Ukrainë. Është puna numër një për Ukrainën dhe Aleancën, por është vetëm një pjesë e paketës që kemi bërë së bashku”, tha ai në Uashington në Samitin e NATO-s.

Zyrtari amerikan tha se “në këtë moment” dërgesa e aeroplanëve luftarakë F-16 të ofruara nga Danimarka dhe Holanda po shkojnë në Ukrainë.

Lexo më shumë  Wadephul: BE-ja duhet të braktisë parimin e unanimitetit

“Ata tashmë do të fluturojnë këtë verë mbi Ukrainë”, tha Blinkeni.

Ai vuri në dukje se për të, suksesi është një Ukrainë e pavarur dhe e fortë, e integruar në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe një që “qëndron në këmbët e veta si ekonomikisht dhe demokratikisht”.

“Ukraina është në atë rrugë. Ne kemi një paketë të gjerë që ndërton urën e Ukrainës me NATO-n”, tha Blinken.

Lexo më shumë  Një anije e dytë turke kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Sekretari i shtetit amerikan vlerësoi se trajektorja ekonomike e Ukrainës është në një gjendje “kritike”, pasi Ukraina ka kapacitetin për të operuar një industri të mbrojtjes për veten dhe të tjerët, por se “investimet fizike” duhet të mbrohen. Udhëheqësit e NATO-s u mblodhën në një samit në Uashington, ku aleanca feston 75-vjetorin e saj më 9, 10 dhe 11 korrik.

Rruga Press

YouTube player