Lajme

Blindohet Fieri! Ngrihen pika kontrolli për kapjen e të shumëkërkuarve

Qyteti i Fierit është i mbushur nga forca të shumta policie. Mësohet se mbrëmjen e sotme uniformat blu të ndihmuar dhe nga forcat “Shqiponja” kanë ngritur pika të shumta kontrolli.

Kryesisht hyrje-daljet e qytetit janë të bllokuara e po kontrollohet çdo makinë.

Në fokus të këtyre kontrolleve është kapja e personave të shpallur në kërkim e të atyre që qarkullojnë me armë zjarri. Nuk dihet nëse policia ka ndonjë emër konkret për të cilin mund të ketë angazhuar forcat blu.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  ‘Rama mbron korrupsionin e Ballukut me vota’/ Këlliçi: 1 kg speca 400 lekë