Opinion/Aktualitet

Blerim Reka: Përendimi mbrohet në lindje

Profesori universitar Blerim Reka thotë se Putini vijon të përcjellë ëndrrën e tij për rikthimin e kufijve të Bashkimit Sovjetik dhe fuqisë së Rusisë cariste. Në një postim në profilin e tij në Facbook  ai tekson se kufiri lindor ukrainas është rubikoni që nuk duhet lejuar të kalohet dhe se perendimi sot mbrohet në lindje.

Postimi i plotë:

Me kërcënimin rus ndaj Ukrainës dhe ndërhyrjen ruse në Kazakistan, Putini vijon të përcjellë ëndrrën e tij për rikthimin e kufijve të Bashkimit Sovjetik dhe fuqisë së Rusisë cariste. Filloi me ankesimin e dy krahinave të Gjeorgjisë (2008), të Krimesë (2014), luftën hibride kundër shteteve baltike, mbështetjen e rrezikimit bjellorus të Polonisë dhe shantazhimin energjetik të Moldavisë.

Në aleancë me Kinën, së voni dëshirohet rikthimi i fuqisë së dy perandorive lindore në Euro-Azi. Parashikimet largëpamëse të: Makender (për ”zemrën e tokës”, 1904) dhe të Richtofen, (për “rrugën e mëndafshtë”, 1877) mbeten aktuale edhe sot.

Rusia me pushtime ushtarake (“bota ruse”) dhe Kina, me kolonializmin kreditor (“një rrugë, një brez”), po shtrijnë praninë në këtë hapsirë ku ndodhen 70% të rezervave të naftës dhe 65% të gazit natyror.Kufiri lindor ukrainas, është rubikoni që nuk duhet lejuar të kalohet. Përendimi, sot mbrohet në lindje.

Rruga Press

YouTube player