Bota

Bjellorusia dërgon forcat speciale në kufi me Ukrainën

Forcat e Armatosura të Bjellorusisë do të vendosin forca speciale në kufirin e Ukrainës sepse “Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vazhdojnë të rrisin praninë e tyre ushtarake në kufijtë shtetërorë”, sipas shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Viktor Gulevich.

“Për të garantuar sigurinë e Republikës së Bjellorusisë në drejtimin jugor, forcat e njësive të forcave të operacioneve speciale janë dislokuar në tre drejtime taktike”, thuhet në një deklaratë të martën, shkruan CNN-i.

Lexo më shumë  Ukrainasit me shpejtësi të jashtëzakonshme po zhvillojnë armë të lira, me to po ndryshojnë rrjedhën e luftës

Ai tha se ukrainasit kishin krijuar një forcë prej 20,000 vetash afër kufirit të Bjellorusisë, e cila “kërkon një përgjigje nga ne”.

Më herët, ministri bjellorus i Mbrojtjes, Viktor Khrenin, tha se vendi ka filluar fazën e dytë të inspektimit të forcave të reagimit të ushtrisë së tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *