Lajme

Bizneset shprehen kundër paketës fiskale: Rrit ndjeshëm kostot, dobëson prodhimin vendas

Një surprizë dhe një goditje e madhe për sipërmarrjen. Kështu e kanë cilësuar përfaqësuesit e grupeve të interesit nga biznesi paketën e re fiskale që shoqëron buxhetin e vitit të ardhshëm, duke i kërkuar Komisionit për veprimtaritë prodhuese të rekomandojë kthimin e ndryshime ligjore.

Për industrinë agropërpunuese dhe agroushqimore, heqja e rimbursimit të TVSH 6% nënkupton vetëm penalizimin e prodhimit vendas.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Për industritë përpunuese dhe prodhuese, paketa prodhon kosto marramendëse dhe ul ndjeshëm konkurrueshmërinë në tregje. Masa të tilla të kundërshtuara janë heqja e rimbursimit të akcizës së karburanteve të përdorura në industri si prodhimi i tullave, çimentos, etj.; vendosja e një akcize 6 lekë për litër për të gjithë gazin që përdoret në Shqipëri, si dhe rritja e vlerës së përjashtimit të taksës së importit të makinerive.

Të gjitha këto ndryshime në taksa, qeveria i ka justifikuar me kërkesën e FMN për të hequr përjashtimet dhe lehtësitë fiskale. Por pa prezantuar mekanizmat që do të kompensojnë koston e shtuar për sipërmarrjen./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *