Bizneset po përshtaten më mirë me Covid-19 pas mësimeve të marra nga vala e parë
Nga “Wall Street Journal”- Në janar, kur prodhuesi britanik Ralph Broadbent po përgatitej të nxirrte në treg një produkt të ri pa bujë për prodhimin e birrë në kushte shtëpie, ai u përball me fillimin e pandemisë së koronavirusit, e cila vonoi mbërritjen e disa produkteve përbërëse që ai kishte porositur nga Kina.
Në kohën kur porositë mbërritën, një bllokim mbarëkombëtar në Mbretërinë e Bashkuar e detyroi atë të shkurtonte numrin e punonjësve që mund të punonin duke respektuar kushtet e sigurisë nga 20 në 4. Ai e hodhi në treg produktin e tij, të quajtur “The Pinter”, në shtator.
Këtë vjeshtë, në kohën kur infeksionet u rritën përsëri, Broadbent shtoi një depo tjetër më të madhe për të lejuar punonjësit të punonin në distancë sociale dhe për t’i mbajtur të sigurt. Kompania, “Greater Good Fresh Brewing Co.”, ishte në gjendje të transportonte përbërës për të prodhuar 50,000 copë birrë brenda një jave.
“Edhe tani është e ndërlikuar, por jo kaq e ndërlikuar sa hera e parë,” tha ai.
Rritja e rasteve të koronavirusit në të gjithë Perëndimin këtë vjeshtë i ka dhënë një goditje të re ekonomisë globale. Por ndikimi është shumë më i vogël, falë mësimeve të marra nga bizneset, në lidhje me mënyrën e mbajtjes së punëtorëve të sigurt dhe vazhdimin e funksionimit. Ringjallja e ekonomive të Azisë Lindore, veçanërisht e Kinës, ka nxitur gjithashtu shumë prodhues perëndimorë të përshtaten me rregullat e reja.
Për më tepër, ndryshe nga pranvera, përçarjet në zinxhirët e furnizimit kanë qenë më pak të shpeshta, pasi pjesët dhe lëndët e para kanë vazhduar të levizin lirisht në treg
Ekonomia amerikane u tkurr me 9% në tre muaj deri në qershor, për shkak të rënies prej 15.8% të prodhimit te fabrikavre gjatë prillit. Por fabrikat amerikane kanë rritur prodhimin e tyre me 0.8% në nëntor. Ekonomistët presin që rimëkëmbja e vazhdueshme të ndihmojë në rritjen e produktit të brendshëm bruto me 1% gjatë tre muajve të fundit të vitit.
Ekonomia britanike u tkurr gati një e pesta në prill krahasuar me marsin. Prodhimi u tkurr me një të katërtën, ndërsa aktiviteti i shërbimeve ra me gati 18%.
Broadbent thotë së shumica e njerëzve u zunë të papërgatitur. Muajin e kaluar, kur autoritetet vendosën një bllokim mbarëkombëtar, Instituti Kombëtar i Kërkimeve Ekonomike dhe Sociale vlerëson se aktiviteti ekonomik ra me 9.3%.
Në përgjigje të valës së vjeshtës, autoritetet në shumë vende perëndimore kanë vendosur kufizime të reja në argëtim dhe mikpritje, ndërsa europianët dhe amerikanët janë të kujdesshëm për aktivitetet që përfshijnë kontakte të ngushta. Si rezultat, disa industri të shërbimeve po vuajnë po aq sa vuajtën në pranverë.
Në tetor, prodhimi nga restorantet, baret dhe hotelet britanike ra 14.4%. Por prodhimi në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 1.7%, duke reflektuar aftësinë e fabrikave për t’u përshtatur me pandeminë.
Në Francë, ndërsa shërbimet e akomodimit dhe hotelierisë u vlerësuan të ishin 60% më të ulëta në nëntor se vitin e kaluar, prodhimi ishte vetëm 5% nën nivelin e aktivitetit të regjistruar para pandemisë.
Banka Qendrore Europiane vlerëson se GDP e Eurozonës do të bjerë 2.2% në tremujorin e fundit. Në qershor, PBB ra me 11%.
Në Mars, ndërsa virusi po përhapej në të gjithë SHBA, Stephen Bullock, presidenti i një kompanie që prodhon makina të të cilat punëtorët e ndërtimit i përdorin për të shtruar rrugët, përcaktoi katër skenarë të mundshëm për vitin e ardhshëm.
Në javët në vijim biznesi ra dhe kompania e tij filloi të kërkonte maska, ndaloi punonjësit të mblidheshin gjatë pushimit dhe filluan të kontrollonte temperaturat e tyre në hyrje. Kompania shkurtoi prodhimin dhe disa nga masat e lidhura me koronavirusin çuan në rënie të efikasitetit dhe produktivitetit, tha ai.
“Për dy muajt e parë, ndjeva sikur isha në prodhim”, tha Bullock. Por, me kalimin e javëve, asnjë nga punonjësit nuk u sëmur dhe biznesi filloi të kthehej. Edhe në mes të një rritje të tanishme të rasteve më pak se 10 nga 120 punonjësit e saj janë bërë të sëmurë.
“Ne e dimë se çfarë po bëjmë tani. Ne dimë si të reagojmë, ”tha ai.
Për më tepër, për shumë prodhues, tregjet e eksportit janë më të hapura sesa ishin në pranverë, një bonus i veçantë për tregjet në Kinë dhe pjesë të tjera të Azisë Lindore, ku ekonomitë tashmë janë rikuperuar.
Në tetor, eksportet e Gjermanisë në Kinë ishin më të larta se një vit më parë, edhe pse shitjet e saj në SHBA dhe Britani të Madhe ishin shumë më të ulëta.
“Paul Horn GmbH, një prodhues mjetesh precize me seli në qytetin jugor gjerman të Tübingen, shkurtoi orët e punës për afërsisht 1,000 punonjës me 20% në qershor pas një rënie afërsisht 50% të porosive të reja në prill dhe maj”, tha Christian Thiele, zëdhënës i ndërmarrjes.
Kompania, e cila prodhon mjete për të ndërtuar pajisje mjekësore, makina dhe aeroplanë, u godit nga përçarja në industrinë e madhe të automjeteve në Gjermani dhe sektorin e linjave ajrore.
“Por pas një reagimi të fortë, i gjithë stafi u kthye në punë me kohë të plotë në tetor”, tha Thiele. Ndërsa eksportet në SHBA. janë nën nivelet e vitit, kompania ka verëjtur se shitjet në Kinë po rriten, veçanërisht për klientët në sektorët e automobilave dhe hidraulikës.
“Dhjetori ishte çuditërisht i mirë,” tha Thiele.si/
Rruga Press