Lajme

Bislimi: Tifozët në Beograd kërkojnë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë, këto janë mesazhe të Vuçiqit që s’do t’i thotë publikisht

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se mbështetësit ultras të Crvena Zvezda “Delije” treguan një pankartë, ku citohet “Kur do të kthehet ushtria në Kosovë” gjatë një ndeshjeje miqësore kundër klubit italian Fiorentina.

Në një postim në Twitter, Bislimi ka thënë se e gjithë kjo ka ndodhur në prani të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lexo më shumë  Themelorja refuzon kërkesat e mbrojtjes së tre të akuzuarve, konfirmon aktakuzën në rastin “Banjska”

“E gjithë kjo ndërkohë që edhe Vuçiq ishte i pranishëm në tribuna. I gjithë aparati shtetëror është ndërtuar në Serbi për median, sportin, artin, kulturën, shkencën që të përdoren për mjete propagandistike dhe për të nxitur dhunën, terrorin, tensionet dhe luftën”, shkroi ai.

Sipas Bislimit, Delije shpesh dërgon mesazhe që Vuçiq nuk mund ose nuk dëshiron t’i thotë publikisht.

“Ai ka nevojë për akte të tilla për të ushqyer urrejtjen dhe nacionalizmin etnik në opinionin publik”, shtoi më tej Bislimi.

Rruga Press

Lexo më shumë  Serbia sfidon BE-në, krah Rusisë e Bjellorusisë, merr pjesë në inaugurimin e Maduros
YouTube player