KryesoreLajme

Bislimi takon ministrin gjerman Krichbaum, diskutojnë për integrimet evropiane

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Berlin, është pritur nga ministri i Shtetit për Evropë i Gjermanisë, Gunther Krichbaum.

Bislimi ka njoftuar në Facebook se, gjatë takimit ai e ka informuar ministrin gjerman për ecurinë ekonomike dhe progresin demokratik të Kosovës, duke theksuar rritjen ekonomike, uljen e papunësisë, rritjen e prodhimtarisë, si dhe përpjekjet e vazhdueshme në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

Lexo më shumë  Gazeta më e madhe austriake: Edi Rama po saboton drejtësinë, hetimet kërcënojnë pushtetin e tij

Në qendër të diskutimit ka qenë edhe procesi i integrimit evropian. Bislimi ka theksuar rëndësinë e pranimit të pyetësorit dhe marrjes së statusit të vendit kandidat, si hapa që do të mundësonin zgjerimin e bashkëpunimit dhe përafrimin me Bashkimin Evropian, duke forcuar perspektivën evropiane të vendit.

“Integrimi në BE mbetet për Kosovën orientim strategjik dhe aspiratë kyçe. Krahas avancimit të rrugëtimit drejt BE-së, edhe përfundimi i procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës mbetet tejet i rëndësishëm”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Lexo më shumë  Macroni u bën thirrje partnerëve: Hiqni kufizimet që lidhen me garancitë e sigurisë për Ukrainën
YouTube player