Bislimi: Takimi i radhës i dialogut mbahet më 16 nëntor
Takimi i radhës me dy kryenegociatorëvë, atij të Kosovës Besnik Bislimi dhe të Serbisë Petar Petkoviq, do të mbahet të enjten e ardhshme më 16 nëntor në kryeqendren evropiane, në Bruksel.
Kështu deklaroi Bislimi gjatë një konference për media me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
“Ky është dakordimi i vetëm që e kemi arritur. Ky është hapi i radhës për të cilin jemi dakorduar”, tha Bislimi.
Ndërsa sot, edhe zyrtarisht Kosova e ka pranuar raportin e Progresit të Bashkimit Evropian.