KryesoreLajme

Bislimi: Shkalla e papunësisë në Kosovë ka pasur rënie

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se shkalla e papunësisë në Kosovë ka pasur rënie.

Ai thotë se kjo është vërtetuar edhe në bazë të statistikave nga ana e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

‘’Në të dhënat më të fundit të publikuara nga ASK-ja, mbi shkallën e papunësisë në tre mujorin e fundit të vitit 2023, konstatohet se ka patur një rënie të mëtejme të papunësisë nga 11.8% në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, në 10.7%’’, ka thënë Bislimi

Lexo më shumë  SHBA trajnon ushtarë për t’i nisur drejt Kosovës: Siguria dhe stabiliteti i rajonit janë të një rëndësie strategjike

Më tutje Bislimi është shprehur se në tri vitet e fundit, indikatorët ekonomikë kanë njohur përmirësime të konsiderueshme dhe rritje të shpejtë.

‘Më shumë punësim, më shumë zhvillim. Kosova është në rrugën e drejtë të zhvillimit dhe një të ardhmeje prosperuese, ka shtuar në fund Bislimi.

Rruga Press

YouTube player