KryesoreLajme

Bislimi: Serbia refuzoi takimin. E fton Lajçakun të reagojë

Serbia e ka refuzuar takimin me kryenegociatorët më 17 shtator sipas rendit të ditës të përcaktuar nga ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë të premten (13 shtator) zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, duke i reaguar raportimit të mediumit serb “Tanjug” se pala kosovare refuzoi takimin.

Në një shkrim në “X”, Bislimi ka thënë se Serbia u mundua të imponojë pika të rendit të ditës “të destinuara për konsum të brendshëm politik”.

Lexo më shumë  Si ta bëjmë Evropën më të sigurt? Këtu janë pesë hapat që duhet të ndërmarrim tani

Kryenegociatori i Kosovës e ka ftuar ndërmjetësin Lajçak “të mohojë dezinformimin e qëllimshëm nga mediat serbe, të cilat thonë në mënyrë të rreme se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve”.

Më 6 shtator, Lajçak vizitoi Kosovën nga ku u shpreh pas takimit me Bislimin se është arritur “pajtimi për takimin e radhës” – por nuk dha detaje të tjera. Më pas, më 10 shtator, emisari sllovak vizitoi edhe Serbinë “për përgatitjen për takimin e ardhshëm në nivel të kryenegociatorëve”.

Lexo më shumë  Rama e Berisha në garë për të harruar Çamërinë

Siç ka raportuar “Tanjug” nga burimet diplomatike, Serbia ka kërkuar që në diskutim të përfshihet edhe çështja e Urës së Ibrit dhe formimi i Asociacionit. 

Rruga Press

YouTube player