Lajme

Bislimi: Serbia po pengon integrimin e serbëve

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Serbia po pengon të integrojë serbët.

“Ne do të dëshironim që situata në veri të Kosovës të ishte më e mirë, por të paktën nuk ka tensione. Ne do të donim t’u afroheshim më shumë qytetarëve tanë atje, por Serbia i minon këto përpjekje dhe i pengon serbët e Kosovës të gëzojnë të drejtat e garantuara për ta”, tha Bislimi në një intervistë për ‘Danas’.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

 Bislimi beson se “qëllimi i Serbisë është ta portretizojë Kosovën si një shtet të dështuar”, ndërsa institucionet e Kosovës si të paaftë dhe se nuk duan të integrojnë pakicën serbe, “gjë që thjesht nuk është e vërtetë”. “Serbia nuk përmbahet të sakrifikojë serbët e Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, Kosova është e vetëdijshme se kryetarët aktualë në veri nuk kanë “legjitimitet të plotë” dhe se ka problem me policinë.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

“Vakuumi institucional nuk i shërben askujt”, shton ai, duke deklaruar se Kosova po përpiqet ta zgjidhë problemin, “por nuk mund ta bëjë këtë derisa Serbia po i bën presion dhe frikëson serbët e Kosovës”.

Rruga Press

YouTube player